Insajderi
Lajme

Piloti vdes gjatë fluturimit, shkaktohet panikë në avion

Insajderi
09 October 2024 - 16:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Piloti vdes gjatë fluturimit, shkaktohet panikë në avion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tragjedi ka ndodhur në një fluturim të Turkish Airlines, gjatë një fluturimi nga Seattle (SHBA) në Stamboll (Turkiye), kapiteni në kabinë pati probleme shëndetësore, kolegët e tij nisën një ulje emergjente, por piloti vdiq teksa avioni ishte në ajër, shkruan Bild.

Avioni A350 po fluturonte nga Seattle, SHBA për në Stamboll, kur kapiteni i tij, Ilchehin Pehlivan, u ndje papritur keq dhe përfundimisht ndërroi jetë.

Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, kapiteni nuk ia doli dhe sipas zëdhënësit të kompanisë, Yahya Ustun, ekuipazhi në kabinë, i cili përbëhej nga një kapiten dhe një ndihmës pilot, vendosi të bënte një ulje emergjente në Nju Jork. .

Pehlivan punonte për Turkish Airlines që nga viti 2007 dhe ishte 59 vjeç.

Më 8 mars 2024, ai i ishte nënshtruar një kontrolli rutinë mjekësor në Qendrën Mjekësore të Forcave Ajrore, i cili nuk tregonte ndonjë problem shëndetësor themelor që do ta pengonte të kryente detyrën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark