×
  • Showbiz
  • Show

    Pique drejt martesës me partneren e tij 23-vjeçare, zbulohen detajet e para

    Insajderi
    10 March 2023 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Marrëdhënia e Gerard Pique dhe Clara Kia duket se është në rrugën e martesës, pavarësisht se me çfarë po trajtojnë në media duke u fokusuar tek lidhja e tyre dhe Shakira.

    Një gazetar i “Fiesta” ka zbuluar se Pique dhe Clara po diskutojnë për temën e martesës, pasi është dëshira e Clara Kia. Diskutimi u zhvillua në një restorant në Barcelonë dhe të pranishëm ishin dëshmitarët. Takimi kishte zgjatur mbi dy orë, ku Gerard Pique dhe Clara Kia ishin të kujdesshëm.

    “Ata folën se si Clara do të donte të martohej në këtë moment të jetës së saj. Duke marrë parasysh karrierën e Pique dhe numrin e madh të fansave të tij, Clara dëshiron një martesë private, me familjet e tyre të pranishme”, tha gazetari.

    Clara Kia dhe Pique zbuluan lidhjen e tyre në mesin e vitit 2022, pasi ndarja e tij me Shakirën u bë publike.

    Pavarësisht se futbollisti dhe këngëtarja kaluan 12 vite bashkë dhe kanë djemtë Milanin dhe Sashën, të dy nuk u martuan kurrë. “Martesa më frikëson”, ka thënë Shakira në të kaluarën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark