avët e fundit kanë qenë plot tension si për këngëtaren Shakira, ashtu edhe për lojtarin e Barcelonës, Gerard Pique.
Që kur ata njoftuan ndarjen e tyre, lajmet për ta kanë qenë të pandërprera dhe historitë e fundit nuk e tregojnë qendërmbrojtësin në një gjendje të mirë.
Sipas Socialite, katalanasi u përball me Jordi Martin, një fotograf i njohur i shtypit, të cilit i theu celularin.
Programi i prezantuar nga Maria Patino zbuloi dëshminë e Martinit dhe, sipas tij, Pique nuk e mori në mënyrën më të mirë shtypin që e ndiqte.
Martin ishte ndër paparacët që po përpiqeshin të merrnin imazhe të futbollistit.
“Ai hodhi celularin tim në tokë dhe u nis me makinën e tij, ai theu disa drita të kuqe”, tha Martin.
Mesa duket Pique ka fyer edhe paparacët e pranishëm.
“Kur Jordi e pyeti në aeroport, ai u zemërua përsëri”, raportoi Telecinco.
Mbetet për t’u parë nëse, ndryshe nga kohët e fundit, Pique vendos të japë anën e tij të historisë