×
  • Sport
  • Sport

    Pique nervozohet në mes të diskos në Madrid. Turma i thërrasin emrin e Shakirës, ai reagon shumë keq

    Insajderi
    02 August 2023 - 19:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ngjarje fatkeqe dhe e papritur për Gerard Piqué gjatë festës për përfundimin e edicionit të dytë të “Kings League”, turne të cilin e ka krijuar ish-mbrojtësi i Barcelonës. Spanjolli do të kishte dashur ta festonte gjatë suksesin e madh të edicionit të kaluar në një disko të Madridit, por për fat të keq, të pranishmit ia prishën mbrëmjen Piqué, i cili reagoi shumë nervoz.

    Pique u përpoq të fliste me turmën e pranishme, e cila megjithatë e pengoi atë të merrte fjalën duke thirrur në kor “Shakira, Shakira”, pra emrin e ish-bashkëshortes, me të cilën ndarja është ende shumë e diskutuar.

    Nuk mungoi reagimi i furishëm i spanjollit, i cili mori mikrofonin duke bërtitur: “Nuk më intereson, unë jam kampion bote dhe ju jeni askushi”. Fjalia i ndezi edhe më shumë shpirtrat kontestues të tij në disko.

    Gjithçka përfundoi me Iker Casillas, i cili e ngacmoi edhe më shumë Pique duke i kërkuar DJ të luante “Waka Waka”, këngën e famshme të Shakirës dedikuar Kupës së Botës 2010. “E shihni sa shumë më duan në Madrid, gjithmonë”, – ishin fjalët e Pique pas festës së prishur, përmes rrjeteve sociale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark