Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, u fishkëllye në El Clasico në Las Vegas me emrin e këngëtares së njohur botërore.
Ai u vërshëlye me fjalët ‘Shakira , Shakira’ sa herë që prekte topin kundër Real Madridit.
Pique u inkuadrua në pjesën e dytë dhe sapo bëri kontaktin e parë me topin, turma nisi fishkëllimet.
Disa tifozë brohoritën emrin e Shakirës dhe futbollisti spanjoll thjesht i injoroi.
Barcelona mposhti Real Madridin 1-0 në një ndeshje miqësore në SHBA.
Rafinha shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutë e 27-të.