Robert Pires e ka një admirim për ish-klubin e tij, Villarealin dhe beson se ata janë në rrugë të duhur nën drejtimin e Unai Emeryt.
Trajneri spanjoll e mori drejtimin e Villarealit në fillim të edicionit 2020/21 dhe me “Nëndetësen e Verdhë” zë vendin e shtatë tani në La Liga, teksa ka fituar edhe Ligën e Evropës, shkruan Insajderi.
Pires, duke folur për “LaLiga Global Partners Livescore” ka thënë: “E dua Emeryn. Mendoj se ai do ta ndihmojë Villarealin ta bëjë hapin e radhës”.
“Edicionin e kaluar, isha shumë i lumtur për Villarealin pasi ata e fituan Ligën e Evropës dhe mposhtën Man Unitedin në finale, andaj isha i emocionuar. Mendoj se Villareali dhe Emery mund të jenë sukses i mrekullueshëm”, tregoi Pires.
“Kam luajtur për katër edicione në Villareal, kam kaluar kohë të mirë dhe kam luajtur me futbollistë të shkëlqyer, por fatkeqësisht në edicionin 2007/08 mbaruam në vendin e dytë, mbrapa Real Madridit”, shtoi legjenda e Arsenalit.
“E duan Emeryn pasi e dua filozofinë e tij për futbollin. Ai gjithmonë kërkon të sulmojë dhe të luajë futboll të mrekullueshëm. Andaj, hapi i radhës për Villarealin është të arrijë vendet e Ligës së Kampionëve. Besoj në të”, përfundoi Pires./Insajderi/