×
  • Sport
  • Sport

    Pirlo reagon pas skandalit të basteve në Itali

    Insajderi
    16 October 2023 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skandali i basteve që ka shpërthyer në Itali ka bërë që të ketë reagime shumë të mëdha.

    Yjet e futbollit italian si Sandro Tonali, Nicolo Zanioli, Nicolo Fagioli si dhe talenti polak i Romës, Nicola Zalewski po dyshohen për bastvënie.

    Futbollistët në fjalë janë intervistuar nga policia italiane dhe tani janë duke u kryer hetime ndaj tyre.

    Ish-mesfushori legjendar italian, Andrea Pirlo ka folur për këtë skandal të madh në Itali, duke thënë se futbollistët kanë punën më të mirë në botë dhe nuk duhet të futen në këto lojëra.

    “Më vjen keq për atë që ndodhi, sepse ata janë lojtarë të rinj dhe janë një pasuri për futbollin tonë. Të shohësh këta djem të përfshirë në këtë lloj situate, është e pakëndshme”, tha Pirlo, pa e kuptuar realisht sesi lojtarët që kanë gjithçka në jetë mund të rrezikojnë karrierën e tyre për këtë”.

    “Unë fola me lojtarët e mi sot për këtë temë. Le të shpresojmë që të mos ketë raste të tjera. Duhet të kemi kujdes. Lojtarët kanë punën më të mirë në botë dhe nuk ka kuptim të humbasin kohë në këto situata. Ata kanë gjithçka që duan. Kanë para, sukses, famë”.

    “Pra, nëse e hedhin karrierën poshtë për këto lloj gjërash, është shumë keq. Na vjen keq, shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze”, ka thënë ndër të tjera Pirlo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark