Pjesë e një seriali turk, Arbnora Ademaj zbulon për sa kohë e mësoi gjuhën turke - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Pjesë e një seriali turk, Arbnora Ademaj zbulon për sa kohë e mësoi gjuhën turke

    Insajderi
    29 August 2021 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja dhe prezantuesja shqiptare, Arbnora Ademaj, ditë më parë bëri zyrtarisht debutimin në kinematografinë turke.

    Ajo u bë pjesë e serialit të ri turk të quajtur “Kirik Hayatlar”, që nisi transmetimin rreth një javë më parë në Kanal D.

    Së fundmi, bukuroshja shqiptare u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

    Arbnora Ademaj (Foto: Instagram)

    “Sa ka qenë e lehtë apo e vështirë ta mësosh gjuhën turke?”, ka qenë njëra nga pyetjet e drejtuar nga një ndjekëse.

    “Shumë e vështirë, por kur dëshiron të arrish diçka duhet shumë punë. Faleminderit shumë”, u përgjigj Arbnora.

    E njëjta më pas u pyet për gjuhën turke, ndërsa mori përgjigjen se e ka mësuar që tre muaj.

    “E kam mësuar që tre muaj, dy muaj kam bërë kur intensiv”, ka thënë më tej aktorja.

    Arbnora më tej zbuloi se do jetë e pranishme edhe në të tjera projekte filmike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark