×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Pjesë të trupit …”, dëshmitarët përshkruajnë skenën e tmerrshme pas shpërthimit në spitalin e Gazës

    Insajderi
    18 October 2023 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy dëshmitarë të shpërthimit vdekjeprurës të martën në një spital në Gaza përshkruan skenën pas shpërthimit, për të cilin Ministria Palestineze e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi ka thënë se vrau qindra njerëz.

    Sipas mediave të huaja, njëri, një mjek që punon me Mjekët pa Kufij dhe tha se ishte brenda spitalit në atë kohë, përshkroi se kishte parë “shumë trupa të copëtuar” pas shpërthimit, duke përfshirë një fëmijë me kokë të këputur.

    Mjeku, Dr. Ghassan Abu-Sitteh, tha se ai besonte se numri i përgjithshëm i vdekjeve “do të vazhdojë të rritet”.

    Ndërsa një tjetër dëshmitar, Adnan, i tha CNN se shkatërrimi që pasoi shpërthimin ishte “përtej normales”

    “Nëse shikoni atje në rrugë, ka pjesë trupash kudo, koka dhe duar njerëzish, duar dhe tru fëmijësh”, tha Adnan, i cili deshi të tregonte vetëm emrin e tij. “Është vërtet e papërshkrueshme”.

    CNN thotë se nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur se çfarë e shkaktoi shpërthimin dhe as shkallën e viktimave.

    Zyrtarët e Gazës fajësuan Izraelin, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se ishte rezultat i një lëshimi të dështuar të raketës nga Xhihadi Islamik. Ky grup mohoi pohimin izraelit.

    Qeveria amerikane aktualisht beson se Izraeli “nuk është përgjegjës” për shpërthimin, sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark