×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Pjesëtarë të komunitetit rom në Prizren mbledhin 2 mijë euro ndihmë për Turqinë dhe Sirinë

    Insajderi
    13 February 2023 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nën organizime të ndryshme në Kosovë, po vazhdon mobilizimi për mbledhjen e ndihmave për Turqinë dhe Sirinë të cilat u prekën nga tërmete shkatërruese me mijëra viktima.

    Për ndihmë të viktimave në Turqi dhe Siri, pjesëtarë të komunitetit rom në Prizren kanë grumbulluar 2 mijë euro në një pas një ligjërate në një xhami në Prizren.

    Këtë njoftim e ka ndarë Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha.

    “Edhe një mbështetje e veçantë për Turqinë&Sirinë, kësaj radhe nga vëllezërit dhe motrat e komunitetit Rom.Mualimeja e Departamenti i Gruas – KBI Prizren Gylxhan Misini, sot pas ligjeratës javore, ka tubuar gjithsej 2.000€ vetëm nga xhematliket e saj. Tê gjithë së bashku, si një trup”, – ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark