Insajderi
Insajderi

Pjesëtari i FSK-së ia shpëton jetën një gruaje, banesa e së cilës po digjej

Insajderi
14 October 2021 - 20:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pjesëtari i FSK-së ia shpëton jetën një gruaje, banesa e së cilës po digjej
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të shpëtosh një jetë është akti më i madh që mund të bëjë një njeri.

Një veprim shumë human e ka bërë sot një pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mentor Haliti, pjesëtar i FSK-së ia ka shpëtuar jetën një gruaje të moshuar banesa e së cilës ishte kapluar nga zjarri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Rasti i djegies së banesës dhe lëndimi i qytetares është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se nga zjarri që ka kapluar ndërtesën një femër është lënduar.

“Sot rreth orës 16:00, policia është njoftuar për një zjarr në një banesë, në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.

Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, një person (femër), është lënduar, dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=56756229&v=2.1&guid=d240ae941f444ac7afc809e3f06ab9160d6b16f8e8a340f9b61a5e67c77bbd6c

Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që policia ka nisur një hetim për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti”, tha Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark