×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ‘Plagë të rënda’, kjo është gjendja e njërit prej nxënësve që u sulmua nga qeni endacak në shkollë (VIDEO)

    Insajderi
    23 June 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjashtë persona janë sulmuar sot në shkollën e mesme “Fan Noli” në Podujevë nga një qen endacak. Tre prej tyre nxënës të kësaj shkollë dhe tre të tjerë kalimtar rasti.

    Zymer Maliqi, prindi i njërit prej nxënësve ka treguar për Gazetën Insajderi se djali i tij është sulmuar sot në shkollë. Ai tha se 15 vjeçari si pasojë e plagëve që ka marrë ka kërkuar ndihmë mjekësore.

    Sipas tij të gjitha shpenzimet nga trajtimi i marrë i kanë paguar vetë familjarët.

    “Djali im është në klasën e 10. Ai është duke marrë terapi, për momentin është në shtëpi. Të gjitha shpenzimet në spital i kem mbuluar vetë”, tha ai për Insajderin.

    Video e plagëve që i janë shkaktuar nxënësit nga kafshimi i qenit:

    Lidhur me rastin ka reaguar Drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu.

    Fetahu tha se pas incidentit, nxënësit kanë pranuar tretmanin  mjekësor dhe se janë mirë.

    “Sot gjatë ditës ka ndodhur një incident para IAAP”Fan S.Noli”, ku një qen i tërbuar ka sulmuar 3 nxënës dhe 3 kalimtarë rasti. Pas incidentit nxënësit dhe qytetarët kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga QKMF, gjendja e tyre shëndetësore tashmë është e mirë dhe me lëndime të lehta trupore”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark