×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset me kallashnikov një shtetas i Rumanisë në Prishtinë

    Insajderi
    30 May 2024 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shtetas i Rumanisë është plagosur me kallashnikov në Prishtinë mëngjesin e së mërkurës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se dorasi i dyshuar është arrestuar, shkruan Gazeta Insajderi.

    Policia tutje njofton se në vendngjarje u konfiskuan një armë zjarri e tipit AK-47 dhe një revole.

    “Prishtinë 29.05.2024-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull shtetas i Rumanisë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku kanë konfiskuar: një armë zjarri AK-47 me të cilën dyshohet së është plagosur viktima, 214 fishekë, një armë zjarri revole me dy karikatorë dhe 10 fishekë”, thuhet në njoftim.

    Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark