×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Plagosja e dy vëllezërve në Rahovec, të dyshuarit i gjenden arsenal armësh

    Insajderi
    20 September 2023 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin e tentim-vrasjes në Rahovec, ku mbetën të plagosur dy vëllezër, tek i dyshuari për veprën ka gjetur një arsenal armësh.

    PK-ja njofton se pas një fjalosje me viktimat, i dyshuari kishte kapur armën për uslm. Më pas, PK-ja ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe ka gjetur një sasi të konsiderueshme armësh.

    “Njëri i dyshuari ka deklaruar se pas një fjalosje me viktimat e kishte përdorur armën. Është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe janë konfiskuar: Dy pistoleta, njëra dyshohet se është përdorur në rast, dy pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe një pushkë M-48, 31-copë fishekë te kal.7.62 mm,19 copë fishekë te kal.9 mm dhe 132 copë fishekë te kal.12 mm. Për të gjitha armët e lartcekura, i dyshuari posedonte leje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Të dyshuarit, sipas policië, janë dërguar në mbajtje.

    Njëri nga vëllezërit e plagosur është duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa tjetri në QKUK për shkak të plagëve serioze që ka marrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark