×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Plagosja e policit gjatë parandalimit të vjedhjes, Sveçla njofton për gjendjen e tij

    Insajderi
    09 May 2024 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se polici Januz Veselaj është liruar pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm në QKUK.

    Sveçla ka përgëzuar Veselajn për profesionalizmin e tij. Veselaj kishte ndërhyrë gjatë një tentim vjedhjeje në Kishën e Zllakuqanit të Klinës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Gjatë reagimit në një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në mëngjesin e sotëm, gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë është plagosur pjesëtari i Policisë së Kosovës Januz Veselaj. Përgëzoj zyrtarët policor për përgjigjen e shpejtë në rast pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij”, ka shkruar ai.

    “Nga Drejtori i Policisë jam njoftuar se zyrtari Veselaj pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë”.

    “Kërkoj nga njësitet përkatëse zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Kushdo që në çfarëdo forme tenton të cënojë jetën apo pronën e qytetarëve tanë dhe shtetit tonë do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, përfundon Sveçla. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark