×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Plagosja e rojes së pyllit në Gjilan, arrestohen pesë anëtarë të një familjeje për tentim-vrasje

    Insajderi
    25 December 2023 - 09:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka treguar më gjerësisht për rastin e plagosjen e një personi në fshatin Gadish të Gjilanit, për të cilën u raportua edhe ditën e dielë.

    Sipas njoftimit 24-orësh të policisë, për rastin janë arrestuar gjashtë të dyshuar, njëri nga ta i mitur, i cili më pas është liruar.

    PK-ja njofton se të dyshuarit si fillim kishin sulmuar viktimën teksa po kryente detyrën e tij si roje pylli, e më pas njëri nga ta kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij.

    “Si pasojë viktima është plagosur në këmbë. Në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark