×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja e trefishtë në Pejë- Arrestohet një person, i dyshuari kryesor ende në arrati

    Insajderi
    23 May 2024 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar një person lidhur me rastin e plagosjes së trefishtë në Pejë.

    I njëjti po dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

    Rastin e konfirmoi për Gazetën Insajderi prokurori i rastit Ersan Qavolli.

    “Kemi arrestuar një person ai po dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale. I dyshuari kryesor është ende i paarritshëm në arrati. Ai tashmë është i identifikuar policia po punon për kapjen e tij”, tha Qavolli.

    Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit mbrëmë në Pejë pas një përleshje që ndodhi në në këtë qytet.

    Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur.

    Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark