×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja e trefishtë në Pejë, Insajderi sjell detaje nga Dosja e Prokurorisë

    Insajderi
    24 May 2024 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona mbetën të plagosur mbrëmjën e së mërkurës në qendër të Pejës. Babai dhe dy djemtë e tij u plagosën me armë zjarri nga 21 vjeçari, Agron Gashi, pas një mosmarrëveshje mes tyre. Gazeta Insajderi ka siguruar Dosjen e plotë të Prokurorisë dhe sjell detaje nga ajo.

    Sot në ora 17:00 do të mbahet seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit Agron Gashi, i cili dyshohet se plagosi tre persona në qendër të Pejës. Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar paraburgim prej 1 muaji ndaj 21 vjecarit, Agron Gashi.

    Ai po akuzohet me veprën penale “vrasje në tentativë”, :mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “kanosje”.

    Në arsyetimin e Prokurorisë, të siguruar nga Gazeta Insajderi, kërkohet caktimi i paraburgimit për të pandehurin, për shkak që sic thuhet aty i njëjti mund të arratiset, përsërit veprën e njëjtë penale dhe të ndikojë në dëshmitarë.

    Po ashtu, përvec Agron Gashit, Prokuroria ka kërkuar të merret vendimi për arrest shtëpiak ndaj L.G. pasi që dyshohet se ka ndihmuar për arratisjen e të dyshuarit.

    Gazeta Insajderi do e sjell Dosjen e plotë të Prokurorisë, për dyshimet se si nisi konflikti që la të plagosur tre persona.

    Ndërsa, vendimi për masën e paraburgimit ndaj Agron Gashit, do të merret sot në ora 17:00 nga Gjykata Themelore në Pejë.

    Të plagosur nga ky rast kanë mbetur Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi dhe Jetarti. Njëri nga ta është gjendje të rëndë shëndetësore, të konfirmuar edhe mjekët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark