×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja e trefishtë në Pejë, Prokurori i rastit jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    22 May 2024 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejë, Ersan Qavolli, tha për Gazetën Insajderi se tre personat që u plagosën sonte në Pejë janë familjarë të afërt mes vete.

    Personi i dyshuar për këtë ngjarje “ndodhet në arrati”, tha prokurori Qavolli.

    “Jemi në vendin e ngjarjes. Deri tash kemi identifikuar të dyshuarin, por për momentin gjendet në arrati. Njësitet relevante janë duke punuar për lokalozimij dhe arrestimin e tij” ka thënë për Insajderin Ersan Qavolli, prokuror në këtë rast.

    Ai tha në një prononcim për Insajderin se nga hetimet e para del që të plagosurit janë familjarë mes vete, derisa po punohet intensivisht edhe në sbardhjen e detajeve të tjera të rastit, përfahirë këtu edhe motivin që ka dërguar deri te ky rast.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark