×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja e Vali Corleone, policia tregon si ndodhi ngjarja

    Insajderi
    12 August 2022 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Prince Valentino Corleone” ishte plagosur ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit.

    Për shkak të plagës së marrë, Corleone është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, ndërsa pak më parë ai është liruar nga ky spital.                                                                      

    Për këtë ngjarje sot ka dalë me raport Policia e Kosovës, e cila veprën e cilësoi si “vrasje në tentativë”.

    “Rr. Azem Azemi, Gjilan 11.08.2022 – 04:00. Raportohet se një mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, atij i është ofruar trajtimi mjekësor dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore  e  viktimës  është jashtë rrezikut për jetë. Personi i dyshuar, femër kosovare, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

    Për plagosjen e tij si e dyshuar është arrestuar Anita Syla, me të cilën Corleone bashkëjeton prej vitesh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark