×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja në Pejë, Mjeku: Babai me dy djemtë janë të plagosur me armë zjarri, njëri në gjendje të rëndë

    Insajderi
    22 May 2024 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dyshohet se babai dhe dy djemtë e tij kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pejë.

    Siç ka deklaruar në media mjeku kujdestar Besnik Ibraj njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

    Rezulton që është babai me dy djemtë e plagosur. Pacientët janë pranuar, njëri prej tyre ka qenë në gjendje të rëndë me plagë në qafë dhe regjionin torakal. I njëjti është intubuar dhe është dërguar në QKUK. Po ashtu dhe pacienti i dytë ka pasur tri plagë me armë zjarri në këmbë dhe në bark. Ndërsa pacienti i tretë po ashtu ka qenë i plagosur nga arma e zjarrit në regjionin e barkut. Të tre pacienteve i është ofruar ndihma adekuate shëndetësore dhe janë dërguar për trajtim të metejshëm në QKUK”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark