×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Plagosja në Prishtinë – Arrestohen dy persona, dy të tjerë në arrati

    Insajderi
    12 January 2024 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë rreth orës 20:17 në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë është plagosur një persona si pasojë e të shtënave me armë.

    Siç ka njoftuar Policia lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë janë në arrati.

    “Raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë, një i dyshuari është plagosur dhe është trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark