×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

    Insajderi
    21 December 2023 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është plagosur me armë zjarri në Fushë Kosovë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, duke shtuar se janë arrestuar dy persona, kurse një i tretë është në arrati.

    “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuar të tjerë për momentin të panjohur ka ardhur deri tek incidenti i plagosjes me armë zjarri te njërit prej të dyshuarve të lartcekur. I dyshuari i plagosur gjendet në QKUK-së për trajtim mjekësor me përcjellje policore, ndërsa tek i dyshuari i dytë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Lidhur me rastin është identifikuar edhe i dyshuari i tretë i cili deri me tani gjendet në arrati. Është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave te dyshuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark