×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Plani franko-gjerman, Brnabiq: Asociacioni, kusht i të gjitha kushteve

    Insajderi
    10 February 2023 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Asociacioni është kusht i të gjitha kushteve”, ka thënë Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duke folur për zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Nëse ajo marrëveshje nuk njihet, kush do të garantojë që ndonjë marrëveshje tjetër do të respektohet”, tha Brnabiq në një përgjigje për gazetarë, siç e citoi RTV, përcjell Insajderi.

    Asociacioni, sipas Brnabiq, duhet të bëhet sipas Marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015, derisa shtoi “nuk do të jetë ashtu siç paramendohet nga disa OJQ në Serbi, me Kosovën ose çfarëdo politikani”.

    Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë “gjashtë kushte” rreth këtij Asociacioni, ndër të cilat ka thënë se zbatimi i saj do të mund të konsiderohej vetëm pas njohjes së ndërsjellë dhe mbi baza reciprociteti me pakicën shqiptare në Serbi.

    Të enjten shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, tha se do të ftojë liderët për Takim të Nivelit të Lartë në Bruksel, ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u deklarua se nuk do të shkojë në Bruksel pa u kryer çështja e Asociacionit.

    Kujtojmë se ShBA ka ndërmarrë një angazhim të paprecedentë për nisjen e bisedimeve mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku që nga 31 janari ka zhvilluar dy takime me përfaqësues politik në vend, shkruan Insajderi.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, megjithatë, nuk ka marrë as ftesë e as pjesë në këto takime, por prezent kanë qenë nga kabineti i tij qeveritar./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark