×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Plani i Google që nxjerr jashtë loje bllokuesit e reklamave

    Insajderi
    25 January 2019 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Google do të ndryshojë mënyrën sesi shtojcat integrohen në shfletuesin Chrome dhe kjo nuk ka për tu pëlqyer bllokuesve të reklamave.

    Kompania thotë se po adreson shtojcat që përmbajnë maluerë apo ato që cenojnë privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve.

    Por sipas zhvilluesve të uBlock Origin dhe uMatrix, shtojcat e tyre të bllokimit të reklamave nuk kanë për të funksionuar më.

    Quajtur Manifest V3 planet e Google janë për një numër ndryshimesh për mënyrën sesi shtojcat funksionojnë.

    Qëllimi është tu japë përdoruesve më shumë kontroll mbi mënyrën sesi sillen shtojcat apo si ndërveprojnë me sajtet.

    Konkretisht shtojcat nuk do të mund të marrin kod nga serverë të jashtëm. Kështu shtojcat e publikuar në Chrome Web Store do të kenë të njëjtën kod edhe në shfletues pa shtuar asgjë më shumë.

    Një gjë e tillë parandalon hakerët të cilët krijojnë shtojca të cilat marrin kod të jashtëm gjatë procesit të aprovimit në shfletues.

    Për të parandaluar shtojcat të kërkojnë akses në çdo sajt, Manifest V3 ndryshon lejet e sistemit që të mos jepet akses universal gjatë instalimit.

    Problemi me bllokuesit e reklamave fillon tek API e quajtur webRequest. Aktualisht shfletuesi kërkon për secilën prej shtojcave të ekzaminojnë kërkesat e rrjetit për të cilat janë të interesuara.

    Më pas shtojcat modifikon kërkesën përpara se të dërgohet duke anuluar kërkesa për disa domaine apo duke hequr cookies. Në këtë mënyrë bllokuesit e reklamave ekzaminojnë kërkesat e bëra dhe zgjedhin të anulojnë ato që u përkasin reklamave.

    API mund të përdoret edhe për bllokimin e JavaScript si dhe skedarëve të mëdha media. Por Google mendon se ky proces është i ngadaltë dhe mund të shkaktojnë vonesa në shfletues.

    Ja propozimi i Google

    Për të zëvendësuar webRequest, Google ka propozuar një API të re, declarativeNetRequest. Me këtë API të re, në vend që shfletuesi ti kërkojë shtojcat të analizojë çdo kërkesë, tashmë është shtojcat që i thotë shfletuesit të bllokojë ato kërkesa të ngjajnë si X, të ridrejtojë ato që ngjajnë me Y dhe të lejojë çdo gjë tjetër.

    Në teori ky proces duhet të jetë më i shpejtë. API-ja e re është më e mirë edhe për privatësinë gjithashtu. Duke qenë se kërkesat nuk dërgohen më tek shtojcat, këta të fundit nuk mund të shohin cookie-t apo informacione të tjera sensitive.

    Por gjithashtu u vjedh shtojcave fleksibilitetin. Tashmë nuk mund të përdoren kritere apo modele komplekse. Gjithashtu lista e URL-ve të bllokuara duhet të jetë statike dhe jo më e madhe se 30,000.

    Për shembull uBlock Origin ka 90,000 filtra fillimisht dhe shkon deri në gjysëm milion. API nuk lejon modifikimin e përgjigjes ndaj kërkesave.

    Por jo çdo bllokues reklamash do ta ketë kaq të vështirë. Sintaksa e re për është e ngjashme me metodën që AdBlock Plus përdor.

    Ky bllokues reklamash do ta ketë të lehtë të përshtatet me API-në e re. NoScript dhe uBlock Origin thonë se API nuk mjafton për shtojcat e tyre.

    Zhvilluesit e shtojcave të tjera që bllokojnë përmbajtje në ueb kanë shprehur shqetësim gjithashtu. E njëjta API është përdorur edhe për shtojcat anti-maluer dhe anti-phishing.

    Ato funksionojnë ngjashëm me bllokuesit e reklamave duke krahasuar URL me një listë të zezë të tyren.

    Zhvilluesit i blockade.io shpjegon se URL e listës së zezë së tyre janë në formën “hash”. API-ja e re kërkojnë që URL të mos jenë të kodifikuara dhe të lexueshme. Por njëkohësisht u hap rrugë hakerëve të shohin listat e zeza të shtojcave dhe ti anashkalojnë.

    Manifest V3 nuk është finalizuar ende. Edhe sikur të implementohet do të ketë një periudhë kur shtojcat ende do të funksionojnë me API-në e vjetër. Një gjë është e sigurtë, pjesa më e madhe e shtojcave me API-në e re do të jenë më pak të afta, më pak të fuqishme e madje mund të ndalojnë së funksionuari. /PCWorld Albanian

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark