×
  • Lajme
  • Lajme

    Plani i LDK-së për fuqizimin e femrës në shoqëri

    Insajderi
    30 May 2017 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja ka një qasje ndaj gruas, e cila bazohet në merita.

    Siç ka thënë Hoti, gratë e LDK-së që ishin në legjislaturën e shkuar, ishin aty me votë dhe jo me kuotë.

    “Të gjitha zonjat që ishin në Kuvend, nuk kishin hyrë me kuotë, por me vota. Kjo tregon qasjen e LDK-së ndaj gruas”, ka thënë ai.

    Ndërkaq, Hoti ka sqaruar se LDK-ja ka një plan të detajuar për përkrahjen e gruas, i cili sipas tij, bazohet në katër shtylla.

    Shtylla e parë, ka thënë Hoti, ka të bëjë me fuqizimin e gruas në ligj, për të garantuar barazi gjinore. Gjithashtu, një shtyllë tjetër ka thënë ai është përkrahja e grave në arsim.

    Shtylla tjetër që përmendi Hoti, ka të bëjë me përkrahjen e gruas në shëndetësi, për të cilin ai tha se tregon përkrahjen e LDK-së për gruan.

    Ndërkaq, shtylla e fundit, sipas Hotit, që tregon përkrahjen ndaj gruas, ka të bëjë me ekonominë.

    Ai ka thënë se gratë do të subvencionohen në bujqësi, duke krijuar grante të veçanta për to.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark