×
  • Sport
  • Sport / Sporti ndërkombëtar

    Plani përfundimtar i Real Madridit për të transferuar Mbappen

    Insajderi
    01 February 2024 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Real Madrid është në një moment vendimtar në kërkimin e tij për të nënshkruar me Kylian Mbappen.

    Klubi është i vendosur të ndërmarrë një hap të guximshëm dhe të forcojë skuadrën e tij me inkorporimin e sulmuesit të talentuar francez, së bashku me lojtarët e rinj premtues si Jude Bellingham dhe Vinicius Junior.

    Pas një kërkese një mujore të ‘armëpushimit’ nga PSG, të cilës i vjen fundi sot, Real Madridi gjendet në një moment vendimmarrje.

    Pavarësisht se nuk ka bërë asnjë transferim gjatë muajit janar, klubi ka punuar në hije për të finalizuar nënshkrimin e Mbappes për 2024/2025, raporton Diario AS.

    Florentino Perez ka përdorur sërish kontratën e lojtarit francez që skadon nga 1 korriku, për të realizuar një nga transferimet më të mëdha të verës.

    Ditët e fundit ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në pozicionin e Real Madridit dhe ky ndryshim pasqyron ambicien e drejtuesve të klubit, të cilët tani e shohin mundësinë e mbylljes së nënshkrimit të Mbappes më afër se kurrë pas disa përpjekjeve të dështuara. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark