×
  • Lajme
  • Lajme

    Plantacioni 5 milionësh që u shkatërrua në Pejë, arrestohet në Shqipëri i dyshuari Erion Etemaj

    Insajderi
    21 November 2024 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me urdhër të Prokurorisë së Pejës, pas shkatërrimit të plantacionit të kanabisit në vlerë 5 milion në Pejë, ishte lëshuar udhër arrest për 9 persona.

    Gazeta Insajderi merr vesh që sot në Republikën e Shqipërisë, me urdhër të Prokurorit Ersan Qavolli, është prangosur Erion Etemaj.

    Së shpejti Prokuroria do të bëjë kërkesë për ekstradimin e tij.

    Aksioni anti-drogë ishte zhvilluar me 27 shtator në Pejë, ku janë sekuestruar 1 mijë kilogram drogë.

    Insajderi kishte arritur të siguronte informacione se si ka funksionuar grupi.

    Grupi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Sipas Prokurorisë, kjo vepër është kryer në mënyrë të vazhdueshme dhe numrin e bimëve të mbjella që është 2850 sosh të cilit kishin për t’u nxjerr për t’u thar, që do të ishin për shitje pastaj.

    Mbjellja e tyre është bërë në disa parcela, pronarët e të cilave akoma nuk janë identifikuar.

    Në vendin e ngjarjes Policia ka arritur të sekuestroj telefonin e të arrestuarit, i cili pritet të egzaminohet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark