Insajderi
Lajme

Plantacioni i drogës në Mirushe, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë Albion Kalemi

Insajderi
09 March 2026 - 14:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plantacioni i drogës në Mirushe, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë Albion Kalemi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi merr vesh që për rastin e plantacionit me kanabis që ishte zbuluar në vitin 2024, shteti shqiptar ka arrestuar dhe ekstraduar në duar të Prokurorisë në Pejë, Albion Kalemin.

Ekstradimi i tij është bërë sot dhe është dërguar 48 orë në mbajtje, derisa pritet edhe kërkesa për paraburgim të tij.

Në këtë rast, pos shkaterrimit të një plantacioni të madh, vëllezerit Gashi që akuzohen se qëndronin prapa këtij krimi, patën kërcënuar edhe Prokurorin e rastit, Ersan Qavollin, për cka ata po përballen edhe me akuzën e këtij krimi.

Insajderi në vazhdimësi ka raportuar për këtë rast.

Më 21 qershor 2024, Antidroga e Policisë së Kosovës (Rajoni i Pejës) ekzekutoi një bastisje në fshatin Kosh të Klinës, zonë që njihet për afërsinë me rrjedhën e lumit Mirusha.

Aty u zbulua një plantacion i mirëorganizuar me mbi 900 bimë kanabisi.

Autorët kishin krijuar një infrastrukturë moderne: pompa elektrike për të marrë ujin nga lumi, tuba për ujitje “pikë-pika” dhe plehra artificiale për rritje të shpejtë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark