Disa plazhe në afërsi të Venecias në Itali kanë bërë një ofertë interesante dhe të volitshme për turistët e tyre.
Plazhet në Venecia, në veri-lindje të Italisë, pas një moti jo shumë të mirë që ka mbretëruar në Itali ka vendosur që t’ua kthejë turistëve të tyre paratë nëse bije shi gjatë ditës, shkruan Insajderi.
Dy plazhe në qytezën e Jesolos, njoftuan për një marrëveshje që hyri në fuqi të premten, e që quhej “abbronzati o rimborsati“, që do të thotë “Rrezituni ose merrni përsëri paratë tuaja”.
Një turist lokal, i tha gazetës italiane La Nouva Venezia se marrëveshja është e disponueshme për të gjithë ata që preferojnë të kalojnë pushimet në Jesolo.
“Ne duam ta bëjmë Jesolon, një vend të dëshirueshëm për turistët nga Italia dhe Evropa”, tha ai, njofton Insajderi.
Derisa në afërsi të këtyre plazheve në Venecia ka një numër prej 30 milionë turistësh, plazhet kanë pësuar një rënie të madhe për shkak të motit të keq në zonën e bregdetit të Venecias gjatë kësaj jave.
Madje, një tornado kishte shkaktuar dëme të mëdha në plazh para një muaji, sipas gazetës nga Venecia The Local. /Insajderi.com