Prishtina ka barazuar me rezultat 2:2 me Lirinë, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
Autorë të golave për Prishtinën ishin Blesa (3’) e Kryeziu (9’), kur avancuan me rezultat 0:2 në pjesën e parë.
Pjesa e dytë ndryshoi rrjedhën e lojës.
Liria ka zbutur rezultatin në minutën e 75-të me golin e Stafës që ka shënuar nga penalltia.
Në minutën e 83-të, prizrenasit barazuan, autor i golit Megameno.
Në minutën e 90+7, Prishtinën e shpëtoi tërthorësja.
Prishtina renditet në vend të pestë me 18 pikë e Liria është në fund me 9 sosh.
Liria është në krizë të thellë të rezultateve.