×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Po e don Zajednicën”- E pengoi Kurtin në fjalim, lirohet aktivistja e PSD’së

    Insajderi
    17 November 2023 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktivistja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Donjeta Demolli, e cila është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës është liruar. Ajo dyshohet se tentoi ta pengojë fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili po fliste në ceremoninë e hapjes së “Ulpiana Forum”.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, anëtari i PSD’së, Bardh Ahmeti, i cili tha se pushteti i Kurtit e arrestoi aktivisten Demolli sepse sipas tij ‘nuk mund të durojnë kur t’i përplasen për fytyre dëmet që po ia bëjnë Kosovës’.

    Pushteti i Zajednicës e arrestoi aktivisten Donjeta Demolli sepse nuk mund të durojnë kur t’i përplasen për fytyre dëmet që ky pushtet po ia bëjnë Kosovës. Për herë të parë u materializua Asociacioni me statut. Sot, s’flasim veç për mashtrimin e gënjeshtrën në të cilën Kurti gjindet por dëmin që po e implementon. Asociacioni është autonomi, është pushtet i ri i tretë që e zhbënë konceptimin e shtetit të Kosovës“, tha Ahmeti.

    Tutje, Ahmeti tha se pas lirimit të Demollit është arrestuar aktivisti Gëzon Kastrati, por, që është liruar më pas.

    Donjeta Demolli është e liruar nga arrestimi. Menjëherë pas lirimit të saj, në mënyrë të jashtëligjshme, pushteti arrestoi Gëzon Kastratin, dhe u detyruan ta lirojne. Por, pavarësisht veprimeve të pushtetit e të policisë, organizimi e rezistenca vetem po rritet sepse rreziku është i madh“, theksoi ai.

    Ndryshe, aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli, është arrestuar mbrëmë, pasi e njëjta me disa aktivistë të tjerë ia ndalën fjalimin kryeministrit Kurti.

    Ajo po mbante një parullë në dorë, ku shkruante “Pe do pushtetin, pe bën Zajednicën”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark