×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Po e puthte për të bërë foto, kobra kafshon burrin në buzë

    Insajderi
    04 October 2022 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ky është momenti kur një kobër u hodh në fytyrën e një burri indian duke e kafshuar atë në buzë ndërsa ai përpiqej të puthte zvarranikun vdekjeprurës.

    Pamjet e incidentit tregojnë se burri po përpiqej të bënte një fotografi teksa e puthte kur gjarpri helmues e sulmoi atë.

    Në video, ai shfaqet duke e puthur gjarprin në kokë, ku ndodhen dhe disa rrathë që kobra përdor për të frikësuar grabitqarët duke u bërë më i madh.

    VIDEO

    Një burrë i dytë e mban zvarranikun poshtë nga bishti i tij.

    Por gjarpri papritmas u rrotullua dhe e kafshoi në fytyrë me dhëmbë që shpërndajnë një helm jashtëzakonisht të rrezikshëm, i aftë për të vrarë një elefant.

    Fatmirësisht burri i mbijetoi incidentit në distriktin jugor Shivamogga të Indisë të shtunën, por u pa i tronditur nga sulmi.

    Ishte e paqartë nëse gjarpri injektoi helm te burri, pasi nëse kjo do të kishte ndodhur, ai do t’i ishte nënshtruar trajtimit urgjent pas incidentit.

    Në Indi, kobrat janë një nga katër speciet përgjegjëse për numrin më të madh të kafshimeve fatale të gjarpërinjve në vend. Ato gjenden gjithashtu në Pakistan, Bangladesh, Sri Lanka, Nepal dhe Butan.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark