Insajderi
Lajme

“Po e zgjedhim karate presidentin” – Si tentoi ta arsyetojë deputeti i VV-së mesazhin skandaloz që iu zu nga gazetari

Insajderi
28 April 2026 - 10:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Po e zgjedhim karate presidentin” – Si tentoi ta arsyetojë deputeti i VV-së mesazhin skandaloz që iu zu nga gazetari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, i cili u kap “mat” nga kamerat duke shkruar se Presidenti do të zgjidhej me “karate”, ka thyer heshtjen, shkruan Insajderi.

Në një sqarim që duket sa i habitshëm aq edhe i sforcuar, Bardiqi ka pretenduar se e gjithë biseda ishte nxjerrë nga konteksti dhe lidhej me një ftesë për ditëlindje.

Bardiqi u shpreh se seancat e gjata e kishin privuar nga aktivitetet private dhe se mesazhi ishte pjesë e një komunikimi me miqtë për një festë ku nuk po mund të merrte pjesë.

“Kam qenë i ftuar para 2-3 jave në një ditëlindje dhe kam shkruar se nuk mund të vij… Përdorimi i shkurtesave në komunikime është një formë ku shpërqendrohesh, por për të mos u shpërqendruar në seancë. Ndoshta kam përdorur zhargon jo popullor, por privat. Konsideroj që është cenim i privatësisë”, deklaroi Bardiqi në Debat Plus përcjell Insajderi.

Përkundër faktit që në fotografi shihej qartë fjalia: “Po e zgjedhim ‘karate’, pastaj të shohim çfarë thotë Kushtetuesja”, deputeti i VV-së insiston se kjo nuk nënkuptonte një plan për të sfiduar aktin më të lartë juridik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark