×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Po friksojnë investitorët”, Haziri akuzon pushtetin e Vetëvendosjes në Gjilan

    Insajderi
    13 May 2023 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka akuzuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje për shkelje të ligjit dhe frikësim të investitorëve.  

    Haziri tha se në ambientin të cilin e ka krijuar LVV në Gjilan nuk vie më asnjë investitorë.

    “Qeverisja lokale ka shkaktuar pakënaqësi dhe frikësim tek investitorët. Tendenca e revidimit, rishikimit dhe anulimit e kësaj administrate që udhëhiqet nga VV është logjikë e mbrapshtë. Planin Zhvillimor Komunal në Gjilan e kemi miratuar në shtatorin e vitit 2021, pas një angazhimi të madh të ekspertëve lokal dhe të partnerëve jashtë institucioneve komunale. Ky është një dokument i pandryshuar dhe ngecjet që kanë ndodhur kanë të bëjnë me mos zonimin. Asnjë hap nuk është lëvizur drejt zbatimit të detyrës së dytë. Zonimi ka impakt kryesor në përfshirjen e investitorëve banorëve dhe të gjithë të interesuarve se si do të duket lagjja, ambienti, pamja dhe e ardhmja e tyre”, ka thënë sot Haziri.

    “I vetmi zhvillim që ka ndodhur është tendenca për ta anuluar PZHK-në, ku nga dy Ministrisë e linjës është kthyer si jo e ligjshme. Kjo tendencë e Komunës ka vazhduar fatkeqësisht me hapa të gabuar, duke vazhduar ta shkelin ligjin e duke shkaktuar edhe më shumë humbje të paarsyeshme dhe kokëfortësi, që për pasojë, ka shkaktuar pakënaqësi dhe frikësim tek shumë investitorë, ndërsa ardhja e tyre për të investuar as nuk vjen në shprehje me këtë ambient”.

    Tutje, Haziri tha se qeverisja e Alban Hysenit ka logjikë të mbrapshtë, duke shtuar se projektet që i ka nisur ai sa ka qenë në krye të komunës s’do t’i lënë që të ndalen.

    “Tendenca e revidimit, rishikimit dhe anulimit e kësaj administrate që udhëhiqet nga VV, është logjikë e mbrapshtë. Fatkeqësisht, nga mashtrimi i madh që është lexuar tek qytetarët, po kalojmë në dëshprimin e madh. Këtë Plan, Hartën Zonale dhe projektet tjera mund t’i vononi, por nuk mund t’i ndalni. Projektet e Gjilanit që i sollëm ne me shumë punë e angazhim, nuk do të lejojmë t’i trajtoni si projekte të huaja. LDK është gardiane e mbrojtjes së projekteve që i lamë të gatshme e të buxhetuara”, tha Haziri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark