Komuna e Vushtrrisë që udhëhiqet nga Ferit Idrizi ka shpenzuar 31 mijë euro për dreka dhe darka zyrtare. Nga opozita atje këto shpenzime u quajtën si luks.
Gazeta Insajderi
Nga janari i këtij viti e deri në shtator një shumë e madhe e parave të Komunës se Vushtrrisë janë shpenzuar për dreka.
Në bazë të një dokumenti që ka siguruar Gazeta Insajderi, kjo komunë ka harxhuar 31 mijë për dreka dhe darka.
Lidhur me këto shpenzime asamblisti i LDK-së i tha Gazetës Insajderi se pushteti akutal në këtë Komunë është më i dobti që nga pas lufta.
Sipas tij Komuna e Vushtrrisë po kënaqët me luks dhe nuk po i mendon qytetarët.
“Kjo qeverisje komunale është qeverisja më e dobët që nga pas lufta! Shpenzimet e luksit janë tashmë përditshmëri nga kjo qeverisje, ndërsa shpenzimet kapitale ne muajin qershor kane qene 2% ndërsa ne muajin shtator vetëm 16%! Kjo qeverisje e skandaleve nuk po mendon për qytetarët por po kënaqet me shpenzime të luksit ne kohe krize për qytetarët me respekt“, tha ai për Insajderin.
Gazeta Insajderi në vazhdimësi ka raportuar për shpenzimet e Komunave dhe Ministrive për derivate dhe dreka zyrtare.