×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Po kërkohej me urdhëresë nga gjykata për vjedhje të pyjeve, arrestohet 52-vjeçari

    Insajderi
    24 January 2024 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Petrovë të Shtimes, një person, ai po kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

    “Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje e pyjeve’ me dënim burgimi prej 20 ditëve”, ka bërë të policia.

    Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

    “Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark