Insajderi
Lajme

Po kultivonin mijëra rrënjë kanabisi, policia anglezë ua “korr” para kohe shqiptarëve, zbulohen identitetet e 6 të dënuarve

Insajderi
01 July 2026 - 12:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Po kultivonin mijëra rrënjë kanabisi, policia anglezë ua “korr” para kohe shqiptarëve, zbulohen identitetet e 6 të dënuarve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjashtë persona, shumica e tyre të dyshuar si shqiptarë, janë dënuar me burg në Mbretërinë e Bashkuar për përfshirjen në drejtimin e një fabrike të sofistikuar të kultivimit të kanabisit, e cila çoi në sekuestrimin më të madh të kësaj droge në historinë e Policisë së Nottinghamshire.

Gjykata e Nottinghamit dëgjoi se më 3 maj, policia hyri me forcë në një magazinë të fortifikuar në Botany Avenue, Mansfield, pasi efektivët kishin ndier një erë të fortë kanabisi dhe kishin dëgjuar lëvizje brenda godinës.

Gjatë operacionit u zbuluan afro 5 mijë bimë kanabisi, me një vlerë të përllogaritur në tregun e zi nga 1 deri në 3 milionë paund.

Të dënuarit janë Lanti Avapi (45 vjeç), Artu Ruqu (44), Eldis Beneri (34), Elton Salihasi (41), Robert Ruko (48), të gjithë pa adresë fikse, si dhe Ardit Gjonaj (37) nga Smethëick. Ata pranuan fajësinë për akuzën e përfshirjes në prodhimin e një droge të klasit B.

Gjykatësi James Sampson e cilësoi operacionin si “jashtëzakonisht të madh dhe të sofistikuar”, ndërsa policia bëri të ditur se bëhet fjalë për sekuestrimin më të madh të kanabisit në historinë e Nottinghamshire, me gjithsej 4,863 bimë të zbuluara në magazinë.

Dënimet e dhëna janë:
Artu Ruqu – 36 muaj burg;
Ardit Gjonaj – 32 muaj burg;
Lanti Avapi – 24 muaj burg;
Elton Salihasi – 24 muaj burg;
Robert Ruko – 24 muaj burg;
Eldis Beneri – 22 muaj burg.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark