Shefqet Krasniqi, me të hyrë në emision, i kërkon moderatorit të largojë unazën e arit nga dora.
“Ta kam parë edhe më parë që e mban në dorë një unazë të arit. Unazën e arit është e ndaluar me vendos një burrë. Ai që e ka një unazë të arit në dorë apo një zinxhirë ari në qafë, ai e ka një gacë të Xhehenemit në dorë apo qafë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“A pajtohesh ti që të mban një gacë në dorë”, i është drejtuar Krasniqi moderatorit Sadri Imeri, duke ia dhuruar një unazë argjendi si zëvendësim të asaj unaze të arit.
Hoxha i ka rekomanduar moderatorit që unazën e arit t’ia dhurojë gruas apo nënës.