×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Po më vjen keq prej katunit Peran”- Valon Syla komenton përmendoren e Kurtit

    Insajderi
    13 February 2024 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sabahudin Uka, mërgimtar nga Podujeva, ka ngritur një shtatore për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në fshatin Peran të kësaj komune. Zbulimi i shtatores do të bëhet nesër më 14 shkurt në orën 12:00.

    Këtë e ka komentuar gazetari Valon Syla në emisionin “Pressing” të T7.

    Ai ka thënë se po i vjen keq prej fshatit Peran të Podujevës që është në dalje të Prishtinë, pasi Syla thotë se “pa i pyetur askush i vendoset kjo shtatore e Kurtit”.

    “Po më vjen keq prej katunit Peran se është në dalje të Prishtinës, bash në kufij Llap-Prishtinë. Pa i vet hiq jau qet këtë”, ka thënë Syla.

    “Ky është niveli i populizmit”, ka vazhduar Syla duke thënë se Kurti me propagandën e tij e ka prodhuar këtë.

    “Kjo është një tendencë e mentalietit tonë të tranzicionit populist, me mitin e fundit të Albin Kurtit. Me i tha këtij a ke me u kthy, thotë kurrë. Ky vjen dhe ta len një shtatore. Kjo është çfarë ka prodhu Albin Kurti”, ka thënë Syla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark