×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Po na hynë në shtëpi”- OVL-UÇK’ja paralajmërojnë protesta para EULEX-it

    Insajderi
    14 September 2023 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protesta përpara selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë.

    Klinaku këtë reagim e ka bërë me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se nëpërmjet këtyre bastisjeve, po shqetësohen familjarët, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Meqenëse po na hyjnë edhe në shtëpi, duke na i shqetësuar edhe familjet, jemi duke menduar që ZPS-së dhe EULEX-it t’i bëjmë protesta te selia e tyre në Fushë Kosovë”, ka thënë Klinaku.

    Reagimi i tij vjen pas një serie të bastisjeve nga ana e EULEX-it. Përgjatë mëngjesit të së enjtes, hetues të Speciales bastisën edhe shtëpinë e Behar Berishës.

    Gazeta Insajderi ishte prezente në vendin e ngjarjes, ndërsa detajet nga bastisja mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark