×
  • Lajme
  • Lajme

    “Janë nxitës i krimeve të tilla”- Haxhiu kërkon monitorimin e komenteve në rrjetet sociale

    Insajderi
    16 April 2024 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar që të bëhet monitorim i veçantë për gjuhen e urrejtjes që po përdoret në rrejtët sociale- kryesisht në komentet për lajmet ku raportohet për vrasjen e grave në Kosovë.

    Ajo mes tjerash tha se kjo është nxitje që të vazhdojnë krime të tilla.

    “Bëj thirrje që me kujdes të veçantë të monitorohet kjo gjuhë qe po përdoret në rrjete sociale, sepse është nxitëse që të vazhdojnë këto akte kriminale të ngjashme apo të përafërta”, u shpreh Haxhiu.

    “Ndaj këtyre fenomeneve nuk mund të jemi spektator sepse rezultatet e gjuhës së urrejtës dihet ku na dërgojnë. Prandaj me urgjencë duhet të veprojmë duke promovuar tolerancë dhe respekt përmes mediave, kulturës, artit, politikes, universiteteve dhe nga çdo sferë tjetër”, tha tutje ministrja,

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark