×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Po qeni që koka”, Bedri Hamza paralajmëron padi ndaj Halil Thaçit

    Insajderi
    18 November 2022 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të Vetëvendosjes, Halil Thaçi.

    Thaçi akuzoi Hamzën se është takuar me deputetë të Listës Serbë në një nga restorantet e fshatit Milloshevë.

    Në një prononcim për Insajderin, Hamza ka paralajmëruar se do ta padisë deputetin e VV-së duke i quajtur shpifje dhe gënjeshtra deklaratat e tij.

    “Unë personalisht nuk e njoh këtë Halil Thaçin por po të garantojë që nesër ka me çu padinë në gjykatë e unë e ai shihemi në gjykatë. Ai ka me konfirmu se kjo është më shumë se shpifje. Nuk e di qysh nuk po pritojka me qenë kaq i poshtër e me rrejt kaq fortë. Po qeni që koka. Ai ka me u ballafaqu me mu në gjykatë, nuk e njoh as fizikisht me pa. Rren më të madhe se kjo nuk ka ku shkon”, është shprehur Hamza.

    I pari i i Mitrovicës, ka theksuar se me Listën Serbë është takuar vetëm kur ka qenë pjesë e parlamentit dhe më kurrë.

    Tutje, ai bëri të ditur se me kënd ishte takuar sot, duke theksuar se ekzistojnë edhe kamerat që e faktojnë.

    “Ky shkon në gjykatë nesër. Besoj se edhe kolegët tjerë që jam taku për ndërmarrjen publike që e kem të përbashkët komunale këtë që merret me pastrim, kemi diskutu për problemet në ndërmarrje dhe e kemi kry drekën bashkë. As nuk kemi pa të Listës Serbe as asgjë. Jam taku me Ferit Idrizin dhe Fadil Nurën. Aty ka kamera ka njerëz e krejt që e vërtetojnë këtë”, ka përfunduar Hamza. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark