Insajderi
Lajme

Po rrezikonte të mbytej, shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë

Insajderi
24 August 2025 - 18:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Po rrezikonte të mbytej, shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një turist francez është shpëtuar pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë, pasi rrezikonte të mbytej.

Pushuesit që ishin në zonë njoftuan menjëherë policinë kufitare, e cila ndërhyri shpejt dhe e nxori turistin në breg.

Turisti kishte pësuar probleme shëndetësore dhe nuk ishte në gjendje të notonte.

Fatmirësisht, ai është nxjerrë me kohë nga deti dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas autoriteteve, ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pas shpëtimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark