×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Po targetohet grupi i Thaçit”- OVL konfirmon bastisjen e shtëpisë së Isni Kilajt

    Insajderi
    02 November 2023 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhomat e Specializuara në Hagë kanë kryer bastisje të enjten tek Isni Kilaj, zyrtar i PDK-së, në shtëpinë e tij në Malishevë.

    Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’ nga krytari i OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu.

    “Në vazhdën e këtyre bastisjeve, pjesëtarë të EULEXIT ne mëngjësin e sotum vazhduan me bastisjen e shtepis te Komandantit Isni Kilaj”, ka shkruar ai.

    Sipas tij, “po targetohet një grup i njerëzve dhe ai grup i cili është i afërt me Thaçin”.

    Bastisja e tij ndodhi në të njëjtën javë kur Prokuroria e Specializuar dërgoi hetues tek shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Thaçi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark