×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po të kishte ligj në Kosovë ti nuk do ishe hiç në Kosovë, e dimë çfarë ke bë”

    Insajderi
    30 September 2017 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit Ismet Hajrullahu nga PDK ka akuzuar kundër kandidatin nga LDK-ja, Imri Ahmeti. Ai ka thënë se po të kishte Kosova ligjin e lustracionit, Ahmeti nuk do të mund të kandidonte për kryetar komune.

    “Po të ishte ligji i lustracionit ti nuk do ishe këtu”, tha Hajrallahu drejtuar Ahmetit në një debat në televizionin publik.

    Ndërkohë që akuza të njëjta ka pasur edhe Ahmeti në drejtim të Hajrullahut.

    Ai ka thënë se po të ishte ligji që ndalohen postet e lartë për personat me të kaluar kriminale, Hajrullahu nuk do të mund të ishte fare në Kosovë.

    “Po te kishte ligj, ti nuk do ishe hiç në Kosove. E dimë çka ke bë ti. Unë jam i pastër”, ka thënë Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark