Insajderi
Lajme

Po tentonte të fuste 15 kg kanabis në Greqi, kapet në aeroportin e Athinës 65 vjeçari me origjinë shqiptare

Insajderi
22 November 2026 - 15:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Po tentonte të fuste 15 kg kanabis në Greqi, kapet në aeroportin e Athinës 65 vjeçari me origjinë shqiptare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia Greke ka arrestuar një shtetas Grek me origjinë Shqiptare në aeroportin e Athinës pasi tentoi të fusë ilegalisht në vend një sasi prej 15 kg kanabis (spunk).

Sipas burimeve policore, 65 vjeçari i cili në të kaluarën ka qenë i arrestuar për trafik emigrantësh, po udhëtonte nga Portugalia dhe sapo ka tërhequr valixhen është ndaluar nga anti droga e doganave greke pasi ndaj tij kishte dyshime se bënte pjesë në një organizatë të trafikimit të lëndëve narkotike nga Spanja dhe Portugalia drejtë Greqisë.

Pak ditë më parë një i afërm i autorit ishte arrestuar me 34 kg kanabis në aeroportin e Athinës. Edhe ai udhëtonte nga Portugalia.

65 vjeçari u dërgua në gjykatë për masë sigurie e cila e la në burg pa afat. Sasia e drogës,100 euro dhe 4200 lekë Shqiptarë që kishte me vete, u sekuestruan.

Hetimet do të vazhdohen nga anti droga greke./tch/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark