Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Podujevë, ku një fëmijë 2-vjeçar ka humbur jetën pasi aksidentalisht është rrëzuar nga traktori.
Siç bën të ditur policia, fëmija ka rënë nga traktori në fushë-arë punuese, derisa i njëjti është dërguar në emergjencë, por ekipi mjekësor kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i policisë:
Podujevë 09.10.2022 – 11:33. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi dyshohet se ka rënë nga traktori në fushë-arë punuese. Viktima është dërguar në QKMF Podujevë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.