×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Podujevë -Pesë persona sulmohen nga një qen endacak, thonë se e mbytën pas sulmit

    Insajderi
    06 January 2024 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pesë persona kanë marrë lëndime pasi janë sulmuar nga një qen endacak

    Rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Sfeçël të Podujevës.

    Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se personat në fjalë e kanë mbytur qenin që i ka sulmuar.

    “Pesë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i veterinarisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark