×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Poezia e Blerina Rogova-Gaxhës botohet në revistën letrare maqedonase

    Insajderi
    30 October 2023 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Poezia “Tana gratë brenda meje kanë ikë” është përkthyer në gjuhën maqedonase dhe është botuar në revistën e njohur letrare “Elementi”, që udhëhiqet nga krijuesi Sasho Ognjenovski.

    “Elementi” botohet në qytetin e Manastirit dhe është një nga revistat e njohura letrare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    Poezia e poetes kosovare Rogova-Gaxha është përkthyer maqedonisht nga Biljana Kitanovska.

    Për këtë botim dhe lajm të mirë letrar, ka njofuar vetë poetja përmes profilit të saj në rrjetin social facebook.

    Blerina Rogova Gaxha (1982) është poete, studiuese e letërsisë, eseiste, doktor në letërsi. Laureate e Çmimit Ndërkombëtar për letërsinë “Crystal Vilenica Award”, Slloveni, 2015, dhe e Çmimit Kombëtar për veprën më të mirë në poezi, 2020.

    Autorja ka pasur prezantime të shumta në festivalet e letërsisë dhe në panairet e librit në Gjermani, Austri, Zvicër, Slloveni, Kroaci, Irlandë, Maqedoni, etj. Shkrimtare mysafire në rezidencat ndërkombëtare të shkrimtarëve në Vjenë, Split dhe Novo Mesto. Poezitë dhe esetë i janë përkthyer e botuar në disa gjuhë të huaja (gjermane, angleze, frënge, italiane, sllovene, kroate, greke, rumune, turke, boshnjake, maqedonase). Krijimtaria e saj është prezantuar në antologjinë e poezisë evropiane Europe Grand Tour, 2019. Është anëtare e PEN qendrës së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark